Добредојдовте

  • Albanian
  • Macedonian
  • English


  Контакт : 044 384 414

Veprimtaria

IPSH Spitali i specializuar për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit – Leshkë është institucion shëndetësor i cili ofron shërbime të nivelit sekondar të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të RMV-së.

Spitali është ndërtuar me ndihmë financiare nga ana e Qeverisë së Norvegjisë dhe ka rifilluar me punë më 01.09.2007. Spitali posedon ambulantë, repart për qëndrim dhe pjesën administrative.

Ambulanta është e vendosur në bodrumin e spitalit dhe përbëhet prej dy ambulantave internistike në të cilat realizohen kontrollet dhe konsultat me mjekun. Në pjesën e ambulantës realizohen testimet për funksionimin e mushkërisë së bardhë, EKG, eko, testime bakterologjike për tuberkulozin, analiza biokimike si dhe diagnostikim me anë të rëntgenit.

Reparti për qëndrim spitalor përbëhet prej dy hapësirave. Reparti i tuberkulozit është i vendosur në katin përdhe dhe është plotësisht i ndarë nga hapësira tjetër me hyrje të veçantë. Posedon 5 shtretër. Reparti për sëmundje pulmonare jospecifike ndodhet në katin e parë dhe posedon 40 shtretër. Në repartin për qëndrime spitalore realizohen testime funksionale të funksioneve të mushkërive, oksimetria e pulsit, terapi inhaluese, EKG, terapi me oksigjen dhe të gjitha procedurat tjera diagnostikuese që ndodhen në pjesën e ambulantës.

Pjesa administrative është e vendosur në hapësira të veçanta dhe bashkëpunon me pjesët tjera të spitalit.