Dhjetë kilometra nga Tetova, në fshatin Leshkë, rrëzë malit Sharr në një lartësi ideale prej 610 metra lartësi mbidetare ndodhet IPSH Spitali i specializuar për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit – Leshkë. Spitali i përket komunës së Tearcës.
Deri te spitali mund të arrihet nga disa drejtime.Një prej tyre është magjistralja Tetovë – Jazhincë, në të cilën qarkullon transport i rregullt i autobusave. Nuk ka transport të organizuar nga magjistralja për në spital, me ç’rast të sëmurët duhet të ngjiten në këmbë. Nga magjistralja nëpër fshat ekziston një rrugë e asfaltuar e arritshme për të gjitha llojet e automjeteve të transportit. Nga Tetova për në spital ka transport të rregullt privat, furgon dhe taksi. Qasja nga Shkupi mund të shkurtohet duke u kthyer djathtas për në fshatin Leshkë, në fshatin Zhelinë.
Me të hyrë te porta e spitalit, shfaqet menjëherë një pamje e bukur e të gjithë kompleksit spitalor me një oborr të mirëmnajtur dhe shtigjet e zbukuruara.
Në afërsi të spitalit ndodhet Manastiri i Leshkës, i cili është një kompleks manastiri ortodoks, qendra më e madhe shpirtërore në rajonin e Tetovës.