Добредојдовте

  • Albanian
  • Macedonian
  • English


  Контакт : 044 384 414

Të nderuar pacientë

Përveç të drejtave të garantuara me Ligjin për të Drejtat e Pacientëve, ju jeni të detyruar të respektoni aktet e përgjithshme të institucionit tonë shëndetësor për kushtet e qëndrimit dhe sjelljes në të, respektivisht respektimin e “rregullave të shtëpisë”.

Respektimi i rregullave të shtëpisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të organizimit të punës së përditshme brenda së cilës kryhen procedurat diagnostike dhe terapeutike që janë pjesë integrale e procesit të trajtimit.

Respektimi i rregullave të shtëpisë mundëson bashkëpunim të mirë midis jush dhe stafit të spitalit, i cili u mjekon dhe kujdeset për ju.

Ekzemplari i rregullave të shtëpisë është i vendosur në tabelën e shpalljeve në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Gjatë pranimit, ne ju njoftojmë me rregullat e shtëpisë dhe kërkojmë konfirmim me nënshkrimin tuaj se jeni dakord me to. Nëse nuk mund ta lexoni ose nuk e kuptoni, kontaktoni infermieren nga e cila do të merrni një shpjegim të duhur.

 TË DREJTAT E PACIENTVE

Pacientët kanë të drejtë të:

  • Qasjes në kujdesin shëndetësor
  • Informimit
  • Zgjedhjes së lirë
  • Privatësisë dhe konfidencialitetit të informacionit
  • Vetëvendosjes dhe privatësisë
  • Qasjes në dokumentacionin mjekësor
  • Fshehtësisë së të dhënave
  • Pëlqimit për ndërhyrje mjekësore
  • Ankesës
  • Kompensimit të dëmit
  • Informimit të publikut.

 

PRANIMI I PACIENTËVE

Nevoja për trajtim spitalor përcaktohet nga mjeku në ambulantë. Pranimi bëhet në sportelin e ambulantës me plotësimin e dokumentacionit të duhur  e më pas pacienti vendoset në dhomën e spitalit. Të dhënat për historinë mjekësore të pacientit i mbledh mjeku menjëherë pas pranimit të pacientit dhe e përcakton terapinë. E patjetërsueshme është t’i paraqisni mjekut të gjitha problemet tuaja shëndetësore që janë të rëndësishme për gjendjen tuaj shëndetësore.

Çdo pacient që është i shtruar në spital duhet të sjellë me vete sende të higjienës personale.

 

VIZITAT NGA ANA E FAMILJARËVE

Vizitat e pacientëve nga anëtarët e familjes, miqtë dhe të tjerët lejohen çdo ditë nga ora 14 deri në orën 16. Gjatë vizitës nuk rekomandohet të merren me vete fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Gjatë infeksioneve epidemike (p.sh. gripi, Covid -19) vizitat nuk lejohen. Informacione për gjendjen e pacientit mund të merren nga mjekët që kujdesen për shërimin e tyre.

 

VIZITA E PACIENTËVE NGA ANA E PERSONELIT MJEKËSOR

Vizitat kryhen rregullisht 2 herë në ditë nga një mjek, një motër medicinale dhe një infermier.

Vizita  e mëngjesit: ora 10-11

Vizita e mbrëmjes: ora 20-21

Përveç vizitave të rregullta, ka edhe vizita sipas kërkesës së pacientit.

 

KOHA E NDARJES SË VAKTEVE

Ushqimi pacientëve u ndahet në termine të përcaktuara saktësisht në dhomat e spitalit ose në dhomën e ngrënies, në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe në marrëveshje me infermierët e repartit.

MËNGJESI: ora 08-09

DREKA: ora 12-13

DARKA: ora18-19

 

LARGIMI NGA DHOMAT E SPITALIT

Nëse gjendja shëndetësore ju lejon, një pjesë të kohës gjatë ditës mund ta kaloni në ajër të pastër në oborr duke përdorur shtigjet për shëtitje dhe stolet për pushim. Ju lutemi që daljen nga dhomat e spitalit ta përshtatni me rendin e shtëpisë. Detyrimisht duhet të jeni të pranishëm në dhomat e spitalit gjatë vizitave, ndarjes së terapisë dhe vakteve. Mungesa juaj në dhomë konsiderohet prishje e rendit të shtëpisë.

Nuk lejohet largimi nga oborri i spitalit.

 

HIGJIENA E HAPËSIRËS DHE PAJISJEVE

Higjiena në dhomat e spitalit mirëmbahet nga higjienistët.

Pajisjet e dhomave përbëhen nga shtretër, tavolina, karrige, dollapë dhe kondicioner frigorifer dhe TV, i cili është në dispozicion të pacientëve për t’u përdorur gjatë gjithë ditës.

Për mirëmbajtjen e inventarit, frigoriferit, kondicionerit dhe televizorit, pastërtinë dhe rregullsinë e dhomës kujdeseni vetë. Çdo dëm i qëllimshëm zëvendësohet nga ju personalisht.

 

VËZHGIMI I KËNAQËSISË SË PACIENTIT

Në Spitalin e specializuar për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit – Leshkë ndiqet niveli i kënaqësisë së pacientëve nga shërbimet e ofruara. Qëllimi është të zbulojmë:

  • me çfarë jeni të kënaqur dhe deri në çfarë mase,
  • cili është shkaku i pakënaqësisë tuaj
  • çfarë mendoni se duhet të përmirësohet.
  • çfarë prisni nga punonjësit
  • çfarë vlerësoni dhe për çfarë i kritikoni ata
  • cili është mendimi juaj për cilësinë e shërbimeve të ofruara për ju
  • deri në cilën shkallë janë përmbushur pritshmëritë tuaja

 

Kënaqësinë tuaj, respektivisht pakënaqësinë, si dhe sugjerimet për përmirësimin e kushteve në spital mund t’i tregoni me shkrim, në atë mënyrë që letrën ta vendosni në kutinë e ankesave.

Para se të largoheni nga spitali ku keni bërë një ekzaminim ambulator ose jeni trajtuar në spital, ju jeni të detyruar të plotësoni një pyetësor anonim përmes të cilit do t’i tregoni përvojat   tuaja në lidhje me punën e përgjithshme të spitalit.

Vërejtjet, komentet dhe sugjerimet tuaja përpunohen dhe analizohen. Në bazë të analizave, merren masat e duhura për përmirësimin e kënaqësisë së pacientit.

 

Pirja e duhanit në spital është e ndaluar rreptësisht

Ju faleminderit për mirëkuptimin!